Real Madridi e Barcelona mësojnë kundërshtarët për Kupën e Mbretit
Real Madridi dhe Barcelona kanë mësuar kundërshtarët në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit.
“Los Blancos” do të jenë mysafir i CD Leganes, derisa Barcelona do të ketë punë me Valencian.
Atletico Madridi do ta ketë sfidën më të vështirë, pra kundër Getafes – skuadër kjo që po iu nxjerrë probleme zakonisht skuadrave të mëdha spanjolle.
Ndërkohë, çerekfinalja e katërt dhe njëkohësisht e fundit është mes Real Sociedadit dhe Osasunas.

Përballjet do të zhvillohen në datat 5-6 shkurt 2025.