Real Madrid - Pachuca: Publikohen formacionet zyrtare, starton Kylian Mbappe
Kylian Mbappe do të luajë nga minuta e parë për Real Madridin në finalen e Kupës Ndërkontinentale, me Mbretërit që përballen me skuadrën meksikane, Pachuca.
Ylli francez ishte në dyshime për këtë ndeshje, pasi pësoi dëmtim në fitoren 3:2 të Real Madridit ndaj Atalantës në Ligë të Kampionëve, por ai u rikuperua më shpejt se sa që pritej.
Takimi mes Real Madridit dhe Pachucas do të zhvillohet në stadiumin Lusail në Doha të Katarit, vend ku Mbappe kishte shënuar het-trik kundër Argjentinës për Francën në finalen e Kupës së Botës 2022, pavarësisht se kishte humbur në penallti ndaj Messit.
Mbappe është përballur me kritika të shumta për paraqitjet e tij me Real Madridin që nga kalimi i tij si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain, por deri më tani ai ka kontribouar me 12 gola në të gjitha garat, tre nga të cilat i ka shënuar në muajin dhjetor.
Formacionet zyrtare
Real Madrid (4-3-3): Thibaut Courtois; Lucas Vazquez, Aurelien Tchouameni, Antonio Rudiger, Fran Garcia; Federico Valverde, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr dhe Mbappe.
📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 18, 2024
🆚 @Tuzos
🏆 #FIFAIntercontinentalCup pic.twitter.com/pH9APsSRvL
Pachuca (4-2-3-1): Carlos Moreno; Bryan Gonzalez, Barreto, Luis Rodriguez, Andres Micolta; Pedro Pedraza, Elias Montiel; Oussama Idrissi, Arturo Gonzalez, Alan Bautista; Salomon Rondon.
Përballja finale mes Real Madridit dhe Pachucos zhvillohet me fillim nga ora 18:00 me orë lokale të Kosovës dhe mund të ndiqet në platformën e FIFA+, ku nevojitet vetëm të keni llogari dhe transmetimi është falas për të gjithë.