Real Madrid merr fitoren e radhës në La Liga, triumfon me vështirësi ndaj Espaynol
Real Madrid pas shumë vështirësive ka arkëtuar pikët e plot në sfidën që doli të jetë mjaftë e vështirë në udhëtim te Espanyol.
"Los Blancos" dominuan në të gjitha aspektet nga minuta e parë, duke fituar në fund me rezultat komod 1:3.
Real Madrid kaloi në epërsi pas vetëm 12 minutave me Vinicius Junior që realizoi nga afërsia pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Aurelien Tchouameni (12').
Braziliani kishte edhe disa mundësi të mira nga afërsia, por portieri vendas Benjamin Lecomte ia mohoi golin e dytë.
Në përfundimin e pjesës së parë, Espanyol nisi të sulmojë dhe arriti ta barazojë rezultatin përmes Joselu, që shënoi nga afërsia (43'), rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.
Real Madrid e nisi edhe më fuqishëm pjesën e dytë duke ndërtuar aksione të njëpasnjëshme. Në fakt, Karim Benzema realizoi nga afërsia duke devijuar një gjuajtje, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje (67').
Joselu kishte dy raste të arta, por që asnjërën nuk arriti t'i konkretizojë me Thibaut Courtois që bëri disa pritje të jashtëzakonshme.
Kur askush nuk e priste, në skenë doli Benzema që realizoi golin e fitores duke shënuar nga afërsia pas një harkimi të bukur nga Vinicius (88').
Në kohën shtesë, Rodrygo shënoi sërish për “Mbretërit”, por që prapë u anulua për një pozitë jashtë loje (90+4’). Në fakt portieri kishte faulluar Ceballos dhe pas një rishikimi të VAR-it u ndëshkua me karton të kuq e nga goditja e lirë, ishte i saktë Benzema që vulosi fitoren (90+10').
Kështu, Real Madrid merr fitoren e tretë radhazi në La Liga, ku tani është lider në tabelë me nëntë pikë të mbledhura, derisa Espanyol renditët në pozitën e 16-të me një sosh.
Në xhiron e radhës, Real Madrid do ta pres në "Santiago Bernabeu" pozitën e dytë në tabelë, Real Betis që gjithashtu nuk di për humbje deri më tani, derisa Espanyol do të jetë mysafir i Athletic Bilbaos.