Real Madrid me mund e mposht Bragan, triumfon edhe Napoli - NACIONALE

Real Madrid me mund e mposht Bragan, triumfon edhe Napoli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Braga (1:2), derisa Napoli fitoi me rezultat minimal ndaj Union Berlinit (0:1).

“Los Blancos” nuk e kishin aspak të lehtë ndaj skuadrës portugeze, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1:2.

Real Madrid e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi me anë të Rodrygos, që realizoi nga afërsia pas asistimit të Viniciusit (16’).

Braga kishte disa raste të mira shënimi mirëpo iu mungoi finalizimi, ku në fakt Kepa Arrizabalaga bëri disa pritje fantastike.

Në pjesën e dytë, Jude Bellingham realizoi një gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë (61’).

Sidoqoftë, vetëm dy minuta më vonë Djalo ngushtoi epërsinë pas asistimit të Banzas (63’).

“Los Blancos” shënuan sërish përmes Viniciusit mirëpo që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Real Madrid tani ka nëntë pikë në grupin C, derisa Braga renditet në pozitën e tretë me tre sosh.

Në anën tjetër, në kuadër të grupit C – Napoli fitoi me mund ndaj Union Berlinit, me rezultat minimal 0:1.

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje fantastike.

Golin e vetëm e realizoi Giacomo Raspadori që shënoi pas një asistimi perfekt të Khvicha Kvaratskhelia (65’).

“Napolitanët” zë pozitën e dytë me gjashtë pikë derisa skuadra gjermane mbetet pa pikë.

Lajme të ngjashme