Real Madrid mbetet "duarthatë", Bellingham pranë kalimit te Liverpool
Familja e Jude Bellingham preferojnë ta aprovojnë kalimit te Liverpool para Real Madridit, me gjigantin e Premierligës që vlerësohet favorit për nënshkrimin e talentit anglez.
19-vjecari është titullar i padiskutueshëm te Borussia Dortmund që kur kaloi në Bundesliga në vitin 2020, derisa reputacioni i tij vecse është rritur falë paraqitjeve të hatashme me Anglinë në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Katar.
Christian Falk, gazetari më i besueshëm gjerman raporton se Bellingham është pranë kalimit te Liverpool, duke shtuar se edhe familja e lojtarit e preferon këtë lëvizje.
"E vërtetë. Liverpool është favoriti për të transferuar Jude Bellingham nga Dortmund verën e ardhshme. Bisedimet janë më të avancuara sesa ato të Real Madridit. Familja e Bellingham preferon transferimin te Liverpool".
Ndërkohë, më vonë ai shkroi se menaxhmenti i Bellingham ka lajmëruar Real Madridin se bisedimet me "Reds" janë shumë përpara, me një marrëveshje që mund të arrihet shumë shpejtë.
Përpos Liverpoolit, Manchester City dhe Chelsea gjithashtu kanë shprehur interesim për qendërmesfushorin, mirëpo ende s'ka asgjë konkrete.
Ndërkohë, presidenti i Paris Siant-German, Nasser Al-Khealaifi dje deklaroi se edhe kampioni i Ligue 1 ka interesim për anglezin.
Al-Khealifi në intervistë për "Sky Neës" lavdëroi paraqitjet e lojtarit.
"Lojtar i mrekullueshëm, çfarë lojtari. Anglia është më fat që e ka, të jemi të sinqertë. Ai është një ndër lojtarët më të mirë në turne".
"Kupa e Botës e para, i qetë dhe i relaksuar, por i sigurt. E mrekullueshme. Dëgjo, të gjithë e duan atë nuk do ta fsheh. Por, të jemi respektues ai është në një klub. Nëse e duam, ne do të flasim me klubin".
Bellingham në të kaluarën ka treguar për influencën e familjes së tij, duke treguar si nëna e tij, Denise e merrte babain e tij, Mark për ta shikuar atë duke luajtur në liga të dobëta.
Ndërkohë, “The Athletic” së fundmi raportoi se Borussia Dortmund do ta shesë Bellinghamin në vlerë nga 100 deri në 150 milionë euro.