Real Madrid konsideron rikthimin e Raphael Varanes - NACIONALE

Real Madrid konsideron rikthimin e Raphael Varanes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid është duke shikuar mundësinë për të rikthyer në skuadër mbrojtësin Raphael Varane, raporton gazeta prestigjioze “Bild”.

“Los Blancos” pritet të jenë aktiv në afatin kalimtar dimëror, pasi David Alaba këputi ligamentin e gjurit, që do ta mbajë jashtë fushës deri në fundin e sezonit përfshirë edhe Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Bild” raporton se emri më i fundit në listën e madrilenëve është askush tjetër përpos Varanes.

Reali në fakt e shiti francezin në verën e vitit 2021 për 50 milionë euro pas një dekade në “Santiago Bernabeu”, andaj Florentino Perez do ta priste me duarhapur një rikthim të tillë.

Varane nuk po kalon momentet më të mira te Man United, ku këtë edicion shpesh herë është lënë në stol me Erik ten Hag që preferon Harry Maguire.

Megjithatë, Real Madrid e sheh si opsion i shkëlqyer meqenëse e di shtëpinë për mrekulli dhe ka ende disa vite në nivelin më të lartë.

Ndër të tjera, fakti që është pensionuar nga kombëtarja e Francës i konvenon edhe më shumë madrilenëve meqenëse mund të pushojë në muajin mars, ku zakonisht zhvillohen miqësoret dhe në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Negociatat deri më tani ende nuk kanë nisur me Varanen që thuhet se do ta mirëpriste rikthimin te Reali qoftë në formë huazimi, kurse Man Utd nuk do ta mohonte shitjen e mundshme.

Lajme të ngjashme