Real Madrid i sigurt se do ta mposht Barcelonën në transferimin 150 milionësh - NACIONALE

Real Madrid i sigurt se do ta mposht Barcelonën në transferimin 150 milionësh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi beson se do ta mposht Barcelonën për të siguruar shërbimet e mesfushorit Florian Wirtz, në rast që ky i fundit vendos të largohet nga Bayer Leverkuseni.

Gjermani ka mahnitur sezonin e kaluar, duke ndihmuar Leverkusenin ta fitojë titullin si i pamposhtur në Bundesliga, derisa humbjen e vetme e pësuan në finalen e Ligës së Evropës ndaj Atalantas.

21-vjeçari ishte ndër më të mirët edhe te Gjermania, që arritën deri në çerekfinale të “Euro 2024”. Pavarësisht interesimit të top skuadrave për këtë afat veror, Wirtz pritet të qëndrojë edhe për një sezon tjetër te Leverkuseni.

Megjithatë, “Sport” raporton se Barcelona do të dëshironte ta transferonte Wirtz, mirëpo duke marrë parasysh gjendjen financiare – kjo situatë vlerësohet si shumë e vështirë për t’u realizuar.

Kësisoj, Real Madridi raportohet se është favoriti i padiskutueshëm. Arsye shtesë është edhe lidhja fantastike e dy klubeve, ku pas 12 muajve – gjermani do të jetë top prioriteti.

Real Madridi momentalisht është i fokusuar në afrimin e Alphonso Davies dhe Leny Yoro, mirëpo njëkohësisht është duke vazhduar negociatat në aspektin personal me lojtarin.

Taktika e klubit madrilen mbetet e njëjta, pra që ka funksionuar më shumë yje përfshirë Jude Bellingham e Kylian Mbappe. Reali dëshiron të arrijë marrëveshje personale dhe njëkohësisht t’ua bëjë me dije lojtarëve se nëse duan të luajnë në “Santiago Bernabeu” nuk duhet të konsiderojnë klubet e tjera.

Në garë për Wirtz ndodhen edhe klubet e mëdha si Bayern Munich, Manchester City e Arsenal.

Lajme të ngjashme