Real Madrid i papërmbajtshëm, Vinicius ia shënon dy gola të shpejtë Barcelonës - NACIONALE

Real Madrid i papërmbajtshëm, Vinicius ia shënon dy gola të shpejtë Barcelonës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka shënuar dy gola të shpejtë në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Fillimisht ishte Vinicius Junior që i dha epërsinë madrilenëve pas një kundëraksioni të shpejtë.

Braziliani mori një pasim të bukur dhe dribloi për mrekulli portierin gjerman duke realizuar nga afërsia (7’).

I njëjti pas një bashkëpunimi për mrekulli me bashkëkombësin Rodrygo, realizoi për rezultatin 2:0 (11').

Lajme të ngjashme