Real Madrid i ‘blindon’ veteranët, tre yje rinovojnë edhe për një vit - NACIONALE

Real Madrid i ‘blindon’ veteranët, tre yje rinovojnë edhe për një vit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka arritur marrëveshje me tre lojtarë për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon.

“Los Blancos” përpos punës së madhe për të nënshkruar me yje të rinj, duket se kanë bindur edhe disa veteranë për të qëndruar edhe për një tjetër sezon.

Bëhet fjalë për mesfushorin Toni Kroos dhe dy mbrojtësit Lucas Vazquez e Nacho Fernandez, që do të qëndrojnë në “Santiago Bernabeu” edhe sezonin tjetër.

Arritja më e madhe duket bindja e Kroosit, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme duke qenë titullar pavarësisht talentëve të rinj si Luka Modric, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.

Ndërsa, sa i përket dy mbrojtësve – si Nacho e Vazquez mbesin vetëm lojtarë rezervë por në rast mungesave, shpesh arrijnë ta dëshmojnë kualitetin.

Pasi t’i kompletojë rinovimin e kontratave, Real Madrid do të fokusohet në nënshkrimin me yjet Kylian Mbappe e Alphonso Davies, derisa po e vëzhgojnë nga afër edhe Trent Alexander-Arnoldon e Liverpoolit.

Real Madrid ndërkohë kthehet në aksion të dielën për përballjen ndaj Athletic Bilbaos, para se të zhvillojnë derbin ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme