Real Madrid gjen fitoren pas dy humbjeve radhazi, mposht Vallecanon - NACIONALE

Real Madrid gjen fitoren pas dy humbjeve radhazi, mposht Vallecanon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas dy humbjeve radhazi, Real Madrid ka shënuar fitore duke e mposhtur në shtëpi Rayo Vallecanon,

“Los Blancos” dominuan në shumicën e kohës duke fituar në fund me rezultat të ngushtë 2:1.

Real Madrid e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi me anë të Karim Benzema, i cili pas një pasimi magjik të Federico Valverdes kaloi portierin mysafir dhe e dërgoi brenda rrjetës.

Francezi kishte edhe një tjetër mundësi të artë shënimi në fundin e pjesës së parë, por Dimitrieveski disi arriti ta bllokojë.

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë për të dy klubet, të cilët provonin të dominimin në posedim mirëpo nuk është që kishin ndonjë rast serioz.

Kur Real Madrid po sulmonte, mysafirët befasuan duke barazuar rezultatin me anë të Raul de Tomas që shënoi pas një asistimi të Chavarrias (84').

Sidoqoftë, pesë minuta më vonë Real Madrid arriti të gjejë rrugën drejt fitores me anë të Rodrygos, që mori një pasim të bukur nga Dani Ceballos.

Me këtë fitore Reali renditet e dyta me 74 pikë derisa Vallecano mbetet në pozitën e 11-të me 46 sosh.

Në xhiron e radhës, Reali do të jetë mysafir i Sevillas derisa Rayo Vallecano e pret Villarrealin.

Lajme të ngjashme