Real Madrid e ofron një lojtar si pjesë shkëmbimi për Kepa Arrizabalagan
Real Madrid dëshiron ta mbajë Kepa Arrizabalagan nga Chelsea dhe janë gati ta ofrojnë portierin e dytë si pjesë shkëmbimi.
Spanjolli ka impresionuar në muajt e parë te skuadra madrilene si portier i parë, pasi Thibaut Courtois pësoi lëndim serioz në gju gjatë gushtit.
29-vjeçari ka bërë 12 paraqitje, duke i ndihmuar Realit të qëndrojë në kreun e La Liga-s dhe të shënojë tre fitore radhazi në Ligën e Kampionëve.
“The Sun” raporton se Reali dëshiron ta mbajë lojtarin dhe janë gati të paguajnë rreth 17.5 milionë funte.
Kjo do të ishte një humbje e madhe për Chelsean, pasi paguan mbi 60 milionë euro për spanjollin pesë vite më parë.
Sidoqoftë, në rast që kjo ofertë s’i pëlqen klubit londinez atëherë Reali do ta ofrojë Andriy Lunin si pjesë e marrëveshjes.
24-vjeçari është pjesë e klubit që nga viti 2018, duke bërë 19 paraqitje në të gjitha garat derisa u huazua te klubet si Leganes, Valladolid dhe Oviedo.
Nëse Chelsea e do ukrainasin ose jo ende nuk dihet, por Kepa publikisht ka shprehur dëshirë për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”.