Real Madrid "demolon" Celticun dhe avancon tutje si lider i grupit - NACIONALE

Real Madrid "demolon" Celticun dhe avancon tutje si lider i grupit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Celticut, që të avancojë në raundin e 16-të më të mirave në grupin F.

"Los Blancos" ishin të jashtëzakonshëm ndaj Celticut duke shënuar fitore në fund me rezultat 5:0.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Luka Modric kaloi Real Madridin në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë pas një prekje të topit me dorë (6').

Situata u përsërit vetëm disa minuta më vonë, veçse këtë herë nga penalltia realizoi sulmuesi Rodrygo (21').

Celtic kishte rastin e artë që të këndellej kur Ferland Mendy shkaktoi një ndërhyrje të rrezikshme në zonë, por Josip Juranovic dështoi nga 11-metërshi me Thibaut Courtois që e lexoi për mrekulli goditjen e tij (35').

Në pjesën e dytë, Real Madrid ishte edhe më poseduese duke realizuar edhe tre herë tjera për të vulosur fitoren.

Fillimisht, Dani Carvajal asistoi për Marco Asension, i cili me një goditje të saktë realizoi të tretin për vendasit (51').

Vetëm 10 minuta më vonë, Real Madrid krijoi një aksion të shkëlqyer me Fede Valverden që asistoi për Vinicius Junior, i cili për mrekulli e dërgoi topin në rrjetë (61').

Fitoren pastaj e vulosi vetë uruguaiani me një goditje të shkëlqyer nga distanca (71').

E tëra që Celtic arriti të bënte ishte goli fantastik i Jotas nga gjuajtja e lirë, që e la të shtangur Courtoisin (81’).

Në anën tjetër, RB Leipzig ka siguruar gjithashtu kualifikimin si pozitë e dytë, pasi mposhti në udhëtim Shakhtar Donetsk me rezultat të thellë 0:4.

Kësisoj, Real Madrid avancon si lider me 13 pikë, Leipzig e dyta me 12 pikë, Shakhtar shkon në Ligën e Evropës dhe Celtic i jep fund garave evropiane për këtë edicion.

Real Madrid dhe Leipzig kundërshtarët për raundin e 16-të më të mirët do t’i mësojnë të hënën e ardhshme, kur të tërhiqet shorti me fillim nga ora 12:00.

Lajme të ngjashme