Real Madrid apo Chelsea? Jose Mourinho tregon skuadrën që e mbështet
Trajneri Jose Mourinho ka rrezikuar t'i zemërojë tifozët e Chelseas duke deklaruar se dëshiron që Real Madridi ta fitojë Ligën e Kampionëve.
"Blutë" e Londrës do të përballen me skuadrën madrilene në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke qenë sezoni i tretë radhazi që luajnë ndaj tyre.
Mourinho që ka pasur sukses të madh në "Stamford Bridge" dhe "Santiago Bernabeu", ka treguar se mbështet Real Madridin pasi është klubi që e mban afër zemrës.
"Është një klub që është afër zemrës time dhe një trajner që është miku im".
"Real Madrid është i mirë dhe Carlo Ancelotti është i shkëlqyeshëm. Shpresoj që do të vazhdojnë kështu për ta fituar finalen", deklaroi ai.
Mourinho momentalisht është duke shijuar disa suksese me Romën, pasi fitoi Ligën e Konferencës verën e kaluar dhe tani synon të përfundojë brenda top katërshes.
Roma gjithashtu ka mbërritur në çerekfinale të Ligës së Evropës, ku do të takohet me Feyenoordin.