Real fiton me rezultat të ngushtë kundër Betis - NACIONALE

Real fiton me rezultat të ngushtë kundër Betis

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka shënuar një tjetër fitore të vlefshme, duke e mposhtur Betisin me rezultat 2:1. Me këtë fitore ata shkojnë në kuotën e 12 pikëve, për të qenë edhe lider i kampionatit.

Për madrilenët kjo fitore demonstron që janë akoma ekipi për t'u mposhtur në La Liga dhe se pavarësisht largimit të Casemiros, mbeten një organikë shumë cilësore.

Tani për ekipin e drejtuar nga Ancelotti do të rriten sfidat ku ata do të luajnë, pasi do të jenë të ngarkuar edhe me Ligën e Kampionëve, aty ku do të synojnë që të shkojnë sa më lart, pse jo edhe ata fitojnë prapë trofeun.

Edhe pse, pavarësisht fitores së sotme, kampionati i La Ligas për kampionët në fuqi pritet të jetë më i vështirë, marrë parasyshedhe përforcimet që kanë bërë skuadrat tjera dhe kontigjentin e lojtarëve që ka ruajtur Atletico Madrid.

Raporti i ndeshjes: Real Madrid 2:1 Betis

Real Madridi menjëherë dha shenja se ka hyrë me objektiv të qartë, atë që ta arrijë fitorenkundër Real Betisit. Llogarinë e golave e hapi sulmuesi brazilian Vinicius, i cili shënoi nëminutën e 9-të.

Mirëpo Canales për mysafirët shumë shpejt barazoi rezultatin, duke shënuar nga afërsia. Koordinimiqë i bëri goditjes së tij ishte mjaft i mirë, e cila e la të fjetur portierin madrilen.Real Madridi në minutat e mbetura të pjesë së parë u përpoq të kundërpërgjigjej, për ta synuargolin e përmbysjes së rezultatit, por pa sukses.

Në pjesën e dytë një gol i tillë erdhi nga Rodrygo, në minutën e 65-të të takimit, sa për taqetësuar shumë edhe Ancelottin, aq më shumë pasi kishte kohë të gjatë prej kur nikoqirët nuk arrinin fitore ndaj skuadrës andaluzjane.

Jo vetëm mbizotërimi i topit ishte i ekuilibruar, por edhe rastet për shënim, ku të dy skuadratpatën dy goditje brenda kuadratit të portave respektive.Betis luajti e barabartë në faza të ndryshme të lojës, por Real Madridi demonstroi që kapërgatitjen dhe përvojën e duhur për ta administruar epërsinë, duke fituar një ndeshje e cilanuk ishte aspak e lehtë dhe e tillë u dëshmua edhe në fushë.

Gjithsesi, Betisi vazhdon të mbetet në pozitën e dytë tabelare, me 9 pikë të grumbulluara,duke pritur edhe ndeshjet tjera që janë akoma në program.

Lajme të ngjashme