Reagimi i bankës së Argjentinës ndaj golit spektakolar të Messit kundër Hondurasit, flet shumë - NACIONALE

Reagimi i bankës së Argjentinës ndaj golit spektakolar të Messit kundër Hondurasit, flet shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

U desh pak kohë, por Lionel Messi e ka rigjetur formën më të mirë.

Superylli i Argjentinës performoi nën standardet e tij gjatë fushatës 2021/22, pasi u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germain.

Por, pas një parasezone të plotë, Messi është rikthyer në elementin e tij supernjerëzor - për klubin dhe Kombëtaren.

35-vjeçari shënoi dhe asistoi gola për qejf në fanellën e PSG-së këtë sezon, derisa paraqitja e tij e fundit me Argjentinën ishte po ashtu nivel tjetër.

Paraqitja gjeniale e Messit kundër Hondurasit


Në orët e hershme të së shtunës në mëngjes, Messi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Argjentinës kundër Hondurasit, në ndeshjen për nxemje para Kupës së Botës.



Goli i tij i parë erdhi nga penalltia, derisa i dyti ishte një prej më të mirëve të tij me Argjentinën.

Nga 30 metra distancë, Messi paraboloi portierin e Hondurasit, Luis Lopez me një prej gjuajtjeve më të mira ndonjëherë me të parën.

Ishte gati një vepër arti nga gjeniu këmbëmajtë dhe reagimi i bankës së Argjentinës ndaj golit, tregon shumë.

Në një kënd të ri të kamerave të ofruar nga 'TyC Sports', Lionel Scaloni dhe Pablo Aimar mund të shihen me fytyra gati të shokuara nga stoli.

Në vend se të festonte, Scaloni thjesht shikoi në drejtim të Messit.

Shikoni më poshtë.

Scaloni thjesht qëndroi prapa dhe admiroi momentin magjik të një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Fitorja e Argjentinës kundër Hondurasit nënkupton se tash kjo skuadër ka çuar në 34 ndeshje serinë e përballjeve pa humbje - që është një arritje e jashtëzakonshme.

Për herë të parë në vite, Kombëtarja nga Amerika e jugut duket si një përfaqësuese e klasit botëror.

Lajme të ngjashme