RB Leipzig i bashkohet garës për Edon Zhegrovën
RB Leipzig ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit së Lilles Edon Zhegrova.
Anësori këmbëshpejtë me paraqitje fantastike e ka fituar vëmendjen e disa top klubeve, mirëpo ëndërron kalimin në Bundesliga pasi e sheh si hap i duhur në karrierë.
“Sky Sport” raporton se Leipzig ka shprehur interesim serioz për 24-vjeçarin dhe tashmë kanë bërë kontaktet e para megjithatë vështirë që marrëveshja të arrihet para se të mbyllet në afatin kalimtar dimëror.
Lille do ta lironte Zhegrovën megjithatë kërkon rreth 17-20 milionë euro për shërbimet e kosovarit.
Ndërkohë, anësori preferon kalimin në Bundesliga para klubeve tjera, meqenëse pëlqehet në Spanjë dhe Angli gjithashtu, me Real Sociedadin si skuadra më e interesuar.
⚠️ News Edon #Zhegrova: RB Leipzig have shown interest in the 24 y/o right winger from Lille in winter!
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 30, 2024
Leipzig bosses like the player and have inquired about him. But: a winter transfer was not feasible ✔️
➡️ Price tag: €17-20m.
His dream is to join a Top 5 club in Germany… pic.twitter.com/DCUM12rYN3
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 paraqitje në Ligue 1 duke kontribuar me dy gola dhe katër asistime në përgjithësi.