Raya: Gara me Ramsdale na bën të dyve portierë më të mirë
Portieri David Raya beson se gara e tij me bashkëlojtarin Aaron Ramsdale për të qenë titullar te Arsenali, po i bën të dy më të mirë.
Spanjolli momentalisht është opsioni i preferuar i Mikel Artetas, duke u bërë “gardiani” i parë që e mban portën e paprekur ndaj Brightonit, në fitoren 2:0.
Raya megjithatë beson se ai edhe Ramsdale veçse po përmirësohen falë kësaj gare të ngushtë.
“Mendoj se lufta, nuk do të thosha luftë, thjesht po e shtyjmë njëri-tjetrin në stërvitje, po provojmë ta ndihmojmë”.
“Nëse e shohim njëri-tjetrin në stërvitje atëherë e ndihmojmë, kështu jemi dhe kështu duhet. Kjo është afërsia e portierëve që nga jashtë nuk e sheh”.
“Ai është top portier dhe bashkëlojtar. Shpresoj që mund të thuhet e njëjta për mua. Jemi bashkëlojtar, luftojmë për një pozitë”.
Ndërsa, Raya foli edhe për ndeshjen ndaj Liverpoolit në “Anfield”.
“Sigurisht është ndeshje masive për secilën top skuadër ndaj Liverpoolit në udhëtim”.
“Mendoj se në krahasim me herën e fundit që luajta aty me Brentfordin dhe kjo e shtunë, do të jetë komplet ndryshe. Tifozët do të jenë pranë nesh, sidomos pasi po luftojmë për Premierligën”.
“Do të jetë shumë e rëndësishme, por nuk duhet të jemi të fokusuar në atmosferë. Duhet të fokusohemi te vetja dhe futbolli, dhe ta fitojmë lojën”.