Ratcliffe do të ndalojë stafin e Manchester Unitedit të darkojë me ekipin e parë
Sir Jim Ratcliffe ka vendosur ta ndalojë stafin e Manchester Unitedit të darkojë me ekipin e parë në qendrën stërvitore të klubit në Carrington.
Aksioneri i ri i United po bën shumë ndryshime në klub dhe ai është i vendosur të kufizojë stafin nga integrimi me ekipin e parë gjatë kohës së vakteve të ushqimeve. Një raportim nga The Daily Mail ka zbuluar se ata që nuk punojnë drejtpërdrejt me lojtarët nuk do të kenë më çasje në mensën e tyre ose ushqimin e tyre elitar.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Ndërsa ata nuk shijuan një sezon të mirë në Premierligë, United dëshmoi se janë ende të aftë të fitojnë trofe të mëdhenj duke mposhtur rivalët e qytetit, Manchester City, në finalen e Kupës FA. Nuk është për t'u habitur të shohësh këto ndryshime që vijnë në përpjekje për të nxitur një rritje të performancës dhe standardeve me kampin e Djajve të Kuq, ndërsa Ratcliffe duket që dëshiron t'i rikthejë ditët e lavdisë.
Raportimi zbuloi se disa kanë vënë në dyshim vendimin për të ndarë punëtorët në Carrington. Vendimi është një kontrast i madh me rregullat e zbatuara nga Sir Alex Ferguson, i cili siguroi se kishte sa më shumë integrim të ishte e mundur dhe theksoi në librin e tij se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të përziheshin grupet sociale, pavarësisht nga roli i tyre në klub.

Më shumë ndryshime priten të vërshojnë në United me Ratcliffe të vendosur për të treguar autoritetin e tij në klub. Carrington po kalon një rinovim të plotë dhe disa gjëra tashmë kanë ndryshuar, duke përfshirë transferimin e ekipit të lavanderisë në një ndërtesë krejtësisht të veçantë. Kur lojtarët të kthehen nga pushimi veror, Ratcliffe do të shpresojë të shohë më shumë energji në fushë.