Rashicës pritet t’i rritet konkurrenca, Zaniolo pranë transferimit te Galatasaray - NACIONALE

Rashicës pritet t’i rritet konkurrenca, Zaniolo pranë transferimit te Galatasaray

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nicolo Zaniolo është shumë afër që ta kompletojë transferimin te Galatasaray. Poqë konkretizohet një transferim i tillë, atëherë edhe konkurrenca për një pozitë titullari për Milot Rashicën do të rritej.

Pasi bojkotoi stërvitjet dhe ndeshjet e Romas, raporti i yllit italian me klubin kryeqytetas italian është në pikun më të ulët ndonjëherë.

Galatasaray është duke e vëzhguar situatën me kujdes dhe ka bërë disa hapa konkretë për ta afruar në gjirin e organikës së vet Zaniolon.

Siç raporton gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, palët janë afruar pas ofertës që Roma ka pranuar prej 22 milionë euro nga klubi turk.

Roma është duke reflektuar nëse ta pranojë ose jo. Ndërkohë në pritje është edhe vetë lojtari, i cili është krejtësisht i dëshpëruar me rrjedhën që ka marrë kjo periudhë e fundit, që u karakterizua me kërcënime nga tifozët e Romas në adresë të tij.

Megjithatë, duhet theksuar se një transferim i Zaniolos te Galatasaray nuk do të ishte një ogur i mirë për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Ai sot u la në stol, duke mos u inkuadruar fare në derbin që skuadra e tij fitoi 2:1 kundër Trabzonsporit. Basip u preferua në vend të tij.

Me afrimin e Zaniolos konkurrenca do të rritej akoma më tepër, sepse edhe përfaqësuesi italian luan në pozitën e njëjtë me Rashicën.

Në krahun e majtë të sulmit Akturkoglu po paraqitet mjaft mirë në këtë sezon të kampionatit turk, ku ka shënuar shtatë (7) gola, ndryshe nga Rashica që ka shënuar vetëm një (1).

Pra, në të dy anët e sulmit do të jetë e vështirë për sulmuesin kosovar që t’i fitojë balotazhet me lojtarët respektivë, marrë parasysh argumentet që e renditura sipër.

Lajme të ngjashme