“Tradhtar...i pabesë”: Tifozët e Romas tregohen të ashpër me yllin italian, pasi shprehu dëshirë të largohet
Tifozët e Romas nuk e kanë pranuar aspak mirë sjelljen që ka pasur së fundmi Nicolò Zaniolo, pasi kërkoi që të largohej, duke bojkotuar stërvitjet dhe ndeshjet e skuadrës. Kësisoj, ata iu vërsulën me shumë kritika dhe akuza nga më të ndryshmet.
Zaniolo nuk po shfaq dëshirë që ta vazhdojë kontratën me Roman. Ylli italian është në një pozicion të vështirë, pasi për shërbimet e tij akoma nuk kanë shfaqur ndonjë interes konkret klubet e mëdha.
Meqë atij nuk janë duke i shkuar gjërat sipas planifikimit, me të vetmen skuadër e interesuar që është Bournemouthi, e cila për më tepër renditet në pozitën e 18-të tabelore në Premierligë – tifozët e Romas kanë gjetur arsyetim për ta gozhduar me sulmuesin e tyre.
“Tradhtar”, “i pabesë”, “tre gola në kampionat në tre vjet – shko në Bournemouth, sepse meriton zonën e mbijetesës dhe 11 mijë tifozë në stadium”, “je i pambrojtshëm”, “e ke puthur fanellën më shumë se një herë – fanellën që të dha besim, sepse në të kundërtën do të qëndroje i ulur në tribunat e ‘San Siro’” – janë këto disa nga mijëra komente që kanë pushtuar faqet zyrtare të Zaniolos në rrjetet e ndryshme sociale.

Deri më sot ai ka bojkotuar për disa ditë më radhë stërvitjet dhe ndeshjet e fundit. Bournemouthi po e tërheq dot si skuadër dhe projekt. Kështu që është i vendosur të presë akoma deri në mbyllje të afatit kalimtar dimëror.
Ndërkohë raportohet se tek gjatë ditës së sotme është shfaqur në Trigoria, gjegjësisht në qendrën stërvitore të Romas. “Verdhekuqtë” kanë edhe diç më shumë se 24 orë kohë për ta përgatitur një ndeshje të ndërlikuar që i pret nesër në udhëtim kundër Napolit. Hiç ndonjë befasi, Zaniolo pritet të lihet jashtë skuadrës.
