“Rashford duket i lumtur dhe kjo shkaku i largimit të Ronaldos” - NACIONALE

“Rashford duket i lumtur dhe kjo shkaku i largimit të Ronaldos”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda angleze Alan Shearer thotë se arsyeja kryesore e formës fantastike të Marcus Rashfordit është largimi i Cristiano Ronaldos.

Rashford është rikthyer në formën më të mirë të mundshme duke shënuar 30 gola këtë edicion në të gjitha garat, gjë që s’e kishte arritur në vitet e fundit.

Shearer beson se transferimi i Ronaldos te Al Nassr ka qenë çelësi kyç që anglezi të bëhet lojtari kryesor në “Old Trafford”.

Disa gjëra, nuk ka dyshime që Erik ten Hag e ka ndihmuar, finalizimi është përmirësuar, duket më në formë. Edicionin e kaluar kishte shumë lëndime që nuk e ndihmuan”.

Por, gjëja më e madhe që i ka ndodhur është largimi i Ronaldos”.

Tani ndihet si lojtari kryesor, mund të jetë vetë, nuk i intereson nëse humbet një shans, do ta ketë një tjetër dhe prapë një tjetër”.

Mund ta shohësh në 19 ndeshje që kur Ronaldo u largua, mund ta shihni përgjigjen. Duket i lumtur tani dhe arsyeja kryesore është largimi i Ronaldos”.

Para se të kalonte në Arabinë Saudite, Ronaldo ishte shumë i palumtur te “Djajtë e Kuq” ku në një intervistë për Piers Morgan kritikoi drejtuesit dhe lojtarët aktual.

Sidoqoftë, kontrata e Rashfordit do të skadojë në verë mirëpo mbetet në negociata për rinovimin.

Lajme të ngjashme