Raportohet se përleshjen mes tifozëve anglezë dhe serbë e nisën shqiptarët - NACIONALE

Raportohet se përleshjen mes tifozëve anglezë dhe serbë e nisën shqiptarët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumet e huaja po raportojnë se përleshjen mes tifozëve anglezë dhe serbë e kanë nisur shqiptarët.

Të dielën ka ndodhur një rrahje e madhe mes tifozëve anglezë dhe serbë, ku u panë disa persona duke e goditur njëri-tjetrin me karrige si dhe shishe qelqi.

Por, tani “The Sun” po raporton se i tërë incidenti ka nisur nga tifozët shqiptarë.

Tifozi anglez Matthew Simpson që ka diskutuar me grupet serbe disa momente para se të niste përleshja, i është thënë se sulmuesit kanë qenë shqiptarët”.

Tifozët e përfshirë dukej se ishin zhdukur në turmat në qytet, ndërsa policët me helmeta dhe pajisje për protesta morën kontrollin”, thuhet ndër të tjera në raportin e mediumit britanik.

Ndërkohë, pas kësaj rrahjes i janë bashkuar edhe tifozët anglezë, që kanë gjuajtur çfarë kanë mundur në drejtim të serbëve, duke nisur nga karriget e deri te shishet e qelqit.

Tifozët anglezë erdhën dhe pamë që gjithçka po gjuanin, karrige, tavolina, gota – gjithçka”.

Serbët iu kthyen dhe e ndiqen një grup rrugëve dhe një prej tyre është kapur. Ai është nga Birminghami dhe ka plagë të mëdha në kokë”, një polic thuhet t’i këtë thënë ndër të tjera mediumit në fjalë.

Lajme të ngjashme