Rapid Bukureshti thotë se Albion Rrahmani është operuar në tru - NACIONALE

Rapid Bukureshti thotë se Albion Rrahmani është operuar në tru

1 javë më parë

nga NACIONALE

Skuadra rumune Rapid Bukuresht ka njoftuar se sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka kryer një operacion në tru.

Ish ylli i Ballkanit është akuzuar me të madhe në Rumani se ka refuzuar të flet për mediat lokale shkaku i asaj që ndodhi në përballjen e shtatorit kundër “Dardanëve”.

Sidoqoftë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës rumune që i ka hedhur poshtë këto akuza duke treguar se Rrahmani ka pasur një injeksion në tru, ku operacioni ka qenë i obligueshëm.

Pas ndeshjes sulmuesi Albion Rrahmani u akuzua nga disa media sportive se refuzoi të flet në intervista. Klubi ynë është në dijeni që lojtarët janë të obliguar të flasin pas ndeshjes shkaku i të drejtave televizive”.

Mirëpo duam të njoftojmë se mungesa e Rrahmanit s’ka të bëjë asgjë lidhur me incidentin që i ndodhi përfaqësueses së Kosovës ashtu si disa media spekuluan”.

Ai nuk doli pas ndeshjes shkaku i disa problemeve mjekësore, me të cilat është përballur javën e kaluar. Albion ka pasur një infeksion në tru, ku operacioni u realizua”.

Pas kërkesës së përfaqësuesve të klubit dhe drejtave televizive, Rrahmani u zëvendësua në intervista nga një lojtar tjetër”, nënvizoi klubi rumun.

Përditësim 19.09.2023 (Ora 18:00): Përkthimi në uebsajtin e klubit rumun ka qenë i gabuar dhe Albion Rrahmani s'ka pasur asnjë intervenim në tru, por në dhemb. Babai i tij Dritoni për "RTKLive" ka deklaruar se djali i tij ka pasur një intervenim në dhemb.

“Albioni ka pasur intervenim për një dhëmb e jo operim në tru. Ai ka qenë pjesë Rapidit në ndeshjen e fundit. Albioni është mirë më shëndet dhe në formë mjaft të mirë”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme