Raphinha e pranon se e konsideroi largimin nga Barcelona
Sulmuesi Raphinha e ka pranuar se e konsideroi largimin nga Barcelona në sezonin e kaluar.
Braziliani këtë sezon ka qenë i jashtëzakonshëm nën urdhrat e Hansi Flick, ku padyshim është lojtari më i mirë aktualish te katalunasit.
Megjithatë, për “ESPN”, Raphinha e konfirmoi se kishte mendime verës nëse duhet të largohet nga “Camp Nou” për një aventurë tjetër.
“Sezonin e kaluar. Pas lëndimeve që kisha, kartonit të kuq ndaj Getafe dhe në fundin e sezonit, duke parë shumë gjëra se klubi donte të më shiste, tifozët që nuk më donin, është normlae që ta mendosh largimin. Mendoja të shkoja diku ku nuk ka presion”, deklaroi ai.
Megjithatë, verën e kaluar nuk ishte hera e parë që Raphinha e mendoi largimin. Ai ndër të tjera shpjegoi: “Kishte disa momente, jo vetëm një”.
Raphinha iu bashkua Barcelonës në vitin 2022 nga Leeds Unitedi, skuadër kjo tek e cila vuajti për adaptim.
“Gjashtë muajt e parë, periudha nga vera deri në Kupën e Botës, ishte sezoni që nuk e kisha fillimin më të mirë, prandaj e konsiderova largimin”.
“Kisha dyshime në vete. Kritikat ishin të mëdha, prandaj u ndikova për ta menduar largimin. Pas Kupës së Botës e ndryshova situatën, menaxhova të marrë disa numra të mirë në gjashtë muaj”.
Raphinha ishte heroi i Barcelonës ndaj Bayern Munich, ku realizoi het-trik, ndërsa pritet të jetë titullar edhe të shtunën mbrëma në “El Clasico”.