Ramsdale duhet ta kërkojë largimin, thotë legjenda e Arsenalit - NACIONALE

Ramsdale duhet ta kërkojë largimin, thotë legjenda e Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Aaron Ramsdale duhet me patjetër ta kërkojë largimin qysh në afatin e janarit, thotë ish mesfushori Emmanuel Petit.

Anglezi ishte zgjedhje e parë e “Topçinjve”, por tani po qëndron në stol shkaku që Mikel Arteta preferon David Rayan.

Ramsdale ka bërë vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por duket se nuk do të rikthehet në formacionin bazë përpos nëse Raya pëson lëndim.

Petit thotë se nëse do të ishte në vendin e anglezit atëherë do ta kërkonte largimin menjëhershëm.

“Njerëzit thonë se Raya ishte gabim dhe nuk ka qenë perfekt, por a s’është Arsenali në krye të ligës?. Po, Raya ka bërë disa gabime por edhe pritje brilante dhe ka qenë i shkëlqyer në ndërtimin e aksioneve nga mbrapa”.

“Nëse do të isha në vendin e Ramsdale nuk ka dyshime që do ta kërkoja largimin në janar. E shoh të zhgënjyer për momentin dhe çdo ditë që zgjohet mund ta pyet veten “Çfarë bëra gabim?”.

“Ai bëri gjithçka dhe nuk ka arsye të ndihet përgjegjës që e ka humbur vendin, por nuk mund ta mohosh që Arsenali është i pari në ligë me Rayan në portë”.

“Sidomos me Evropianin që po afron, Ramdale duhet të largohet. Jam i sigurt se ka shumë klube në Premierligë që do ta donin”.

Raportohet se Chelsea e kërkon portierin anglez por ende s’ka asgjë konkrete.

Lajme të ngjashme