Ramos: Messi më bëri të vuaj me vite të tërë, ai është më i miri në histori
Sergio Ramos dikur është përshkruar si një rival i madh në fushë i Lionel Messit. Tani gjërat kanë ndryshuar prej që është transferuar në PSG. Mbrojtësi spanjoll thuri fjalë të mëdha për yllin argjentinas.
Ndryshe nga dikur, tashmë Ramos flet me ton dhe fjalë tjera për shtatë herë fituesin e Topit të Artë. Ai e pranoi se për shumë vite ka vuajtur duke luajtur kundër Messit, ndërsa tani ka fatin që ta ndajë me të njëjtën skuadër, duke pranuar se është futbollisti më i mirë në histori.
"Kam vuajtur për shumë vite duke luajtur kundër Messit. Tani jam duke u kënaqur me të. Bëhet fjalë për futbollistin më të mirë që futbolli ka prodhuar ndonjëherë", tha ai.
Këto komente ai i bëri për "PSG TV" gjatë një interviste që dha së fundi. 36-vjeçari spanjoll gradualisht ka fituar më shumë minuta për parisenët.
Para një viti e gjysmë mbrojtësi spanjoll iu bashkua PSG në parametra zero, njësoj siç bëri edhe Messi. Ramos ishte shquar kaherë për ndërhyrjet e tij brutale në argjentinasin gjatë kohës sa të dytë luanin në Laliga, në dy skuadrat më të trofeshme spanjolle, Real Madridi, respektivisht Barcelona.

Pas sezonit të parë ku hasi në vështirësi enorme për ambientim, tani ka filluar ta marrë veten. Hiç ndeshjen e fundit kundër Montpellier, ai ka zhvilluar tetë ndeshje radhazi si titullar, duke qenë kështu një pikë referimi për trajnerin Galtier.
Ndërkaq sa i përket Lionel Messit, ka kohë që ka treguar një afërsi të madhe me përfaqësuesin argjentinas. Ka pasur nga ata që kanë hamendësuar se rivaliteti i tyre në Spanjë do të bartej edhe në skuadrën kampione në fuqi të Francës, por një skenar i tillë nuk u realizua asnjëherë.
