Rafael Nadal tërhiqet nga “US Open” - NACIONALE

Rafael Nadal tërhiqet nga “US Open”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tenisti Rafael Nadal ka vendosur të mos garojë në “US Open” që mbahet këtë vit.

Spanjolli ka njoftuar tifozët se ka marrë vendimin shkaku që nuk mund të jep 100 përqindëshin andaj nuk do të jetë në gjendje të garojë.

Përndryshe, Nadal ka informuar se nuk do të pensionohet shkaku që do të garojë në Berlin për “Laver Cup”.

“Përshëndetje të gjitëhve, po iu shkruaj t’iu njoftoj se kam vendosur të mos garojë për US Open, në vendin ku kam kujtime të paharrueshme”.

“Do të më mungojnë ato natat elektrike dhe të veçanta, por nuk mendoj se mund ta jap 100 përqindëshin këtë herë”.

“Faleminderit të gjithë tifozët, do më mungoni dhe shihemi një herë tjetër. Shumë fat të gjithëve në US Open. Ngjarja ime e radhës do të jetë Laver Cup në Berlin”, shkroi ai.

Ndërkohë, Nadal kuptohet shkaku i moshës ka rënë shumë në nivel, e kjo u vërejt më së miri në Olimpiadën 2024.

Lajme të ngjashme