Rafael Nadal tërhiqet nga French Open, mungon për herë të parë nga viti 2004 - NACIONALE

Rafael Nadal tërhiqet nga French Open, mungon për herë të parë nga viti 2004

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rafael Nadal do të mungojë në grand slamin French Open për herë të parë që nga viti 2004, pasi njoftoi se është tërhequr nga turneu për shkak të një lëndimi.

Tenisti spanjoll e pësoi një lëndim në ije gjatë disfatës kundër Mackenzie McDonald në rrethin e dytë të grand slamit Australian Open në janar, dhe fillimisht shpresonte se do të rikthehej pas gjashtë apo tetë javëve.

Megjithatë, ai njoftoi të enjten në rrjetet sociale se koha e riaftësimit nga dëmtimi po i zgjat më shumë seç pritej.

“Lëndimi që e pësova në Australi nuk është shëruar siç prisja. Ronald Garros u bë i pamundur. Nuk do të jem në gjendje të jem atje pas shumë viteve”, njoftoi Nadali në një konferencë për media të enjten.

Nadali e ka fituar grand slamin me baltë hiç më pak se 14 herë, që është rekord historik.

Spanjolli, që në qershor i mbush 37 vjet, tha po ashtu se viti 2024 do të jetë i fundit në karrierën e tij dekadeshe.

“Nuk do të luaj për disa muaj. Synimi është që të kthehem vitin e ardhshëm. Viti 2024 do të jetë i fundit në karrierën time”, nënvizoi ai.

Përveç 14 titujve në Ronald Garros, Nadali mban një rekord prej 112 fitoreve dhe 3 humbjeve në 18 paraqitje në këtë turne. 112 fitoret e tij dhe shkalla prej 97.4 për qind fitore janë rekorde të veçuara, siç është edhe rekordi prej 14 fitoreve dhe 0 humbjeve në finale.

Në vitin e kaluar në Paris, Nadali e mundi Casper Ruudin 3:0 me sete në një finale të njëanshme për ta fituar titullin e 22-të rekord grand slam – që më vonë u barazua nga Novak Djokoviqi.

Nadali e tejkaloi një lëndim kronik në këmbë për ta fituar Australian Openin dhe Roland Garrosin sezonin e kaluar.

Por që nga atëherë, spanjolli ka marrë pjesë në vetëm pesë turne shkaku i lëndimit.

Lajme të ngjashme