Rafael Nadal rrezikon të mungojë në “French Open”, shkak lëndimi
Tenisti Rafael Nadal mund ta humbasë “French Open 2023” pasi publikoi detaje shqetësuese lidhur me lëndimin të enjten.
Nadal nuk ka luajtur që nga 18 janari dhe tani do të mungojë në Madrid Open, që nis më 25 prill, një turnament kyç që të dërgon në “Roland Carros”.
Gjasat e Nadalit për të qenë i pranishëm në Grand Slamin e tij të preferuar janë tejet të ulëta shkaku i lëndimit, pasi nuk është shëruar plotësisht.
“Zakonisht duhet të jetë mes gjashtë deri në tetë javë koha e shërimit dhe tani jemi në javën e 14-të”.
“Situata e vërtetë nuk është nga ajo që ne prisnim. Të gjitha detajet mjekësore janë ndjekur, por disi përmirësimi nuk ka qenë se si ata na kanë thënë dhe ne jemi në një situatë të vështirë”.
“Javët kaluan dhe kisha këtë iluzion që do të luaja në turnetë më të rëndësishme të karrierës si Monte Carlo, Barcelona, Madrid, Romë, Roland Garoos dhe për momentin më kanë munguar Monte Carlo dhe Barcelona. Nuk do të jem në gjendje të jem në Madrid, fatkeqësisht”.
“Lëndimi ende nuk është shëruar dhe nuk mund të stërvitem si duhet që të garojë. Isha në stërvitje por para disa ditëve vendosem ta ndryshonim, të bëjmë një trajtim ndryshe dhe të shohim nëse gjërat përmirësohem për atë që vjen së shpejti”.
“Nuk mund të jap ultimatume sepse nëse e dija do të tregoja, por nuke di. Kështu janë gjërat tani. Nuk kam zgjidhje tjetër por të provoj këtë herë, t’i jap shansin vetes që të garojë në këtë turne këtë sezon. Nuk kam zgjidhje përpos të punoj dhe të jem në mentalitetin e duhur”.
Hola a todos. Hace un tiempo que no me comunico directamente con vosotros. Han sido unas semanas y unos meses difíciles. Como sabéis me hice una una lesión importante en Australia, en el Psoas. pic.twitter.com/m0TbsGFn5t
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) April 20, 2023
Hera e fundit kur Nadal ishte i pranishëm në turne ishte në “Australian Open”, ku humbi në raundin e dytë.
Por,a i ende nuk është rikthyer në tenistin profesional para “French Open” që do të nis më 28 maj, në të cilin ka një rekord prej 14 titujve të fituara.