Nadal mbahet fort dhe e mund Fritzin për ta mbajtur gjallë shpresën për kalendarin grand slam - NACIONALE

Nadal mbahet fort dhe e mund Fritzin për ta mbajtur gjallë shpresën për kalendarin grand slam

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tenisti Rafael Nadal ka avancuar në gjysmëfinale duke fituar sfidën ndaj Taylor Fritz në “Wimbledon”.

Amerikani u tregua i kujdesshëm ndaj Nadal, në sfidën që zgjati mbi katër orë.

Fritz fitoi setin e parë me rezultat 6:3, derisa seti i dytë i takoi Nadalit që triumfoi me rezultat 5:7.

Edhe në setin e tretë, amerikani u tregua më i mirë duke fituar prapë me rezultat 6:3.

Mirëpo, eksperienca e bëri të vetën me Nadal që triumfoi setin e katërt me rezultat 5:7.

Seti i fundit ishte shumë i barabartë duke shtuar edhe në shtesë, me spanjollin që triumfoi në fund me rezultat 4:10.

Kështu me këtë fitore të rëndësishme, Nadal avancon në gjysmëfinale në "Wimbledon", ku do të përballet me tenistin australian Nick Kyrgios.

Ndërkohë, sa i përket karrierës për spanjollin kjo është hera e tetë kur arriti në gjysmëfinale të Wimbledon, derisa e 38-ta gjysmëfinale në përgjithësi.

Përballja e tij ndaj Krygios do të zhvillohet të premten.

Kujtojmë, se Nadal ka fituar deri më tani Australian Open dhe French Open, derisa kërkon Wimbledon dhe US Open që të kompletojë kalendarin e grand slam brenda vitit, një arritje që nuk e kishte ‘prekur’ askush përpos Staffi Graff.

Lajme të ngjashme