Rafael Leao: Mund të bëhem si Ronaldo, por s'jam egoist
Sulmuesi i AC Milanit Rafael Leao thotë se e ka idhull Cristiano Ronaldon, megjithatë atëherë s’do të bëhet si ai sepse nuk është egoist para golit.
Portugezi në një intervistë për gazetarin Di Marzio ka shpjeguar se e pëlqen portugezin, mirëpo gjithmonë preferon t’ia pasojë një bashkëlojtari kur ndodhet para golit.
“Idhulli? Cristiano Ronaldo. Mund të arrij në nivelin e tij por nuk jam një lojtar egoist”.
“Mund të shënoj gola, por nëse e kam afër një bashkëlojtar, atëherë ia pasoj topin. Numrat e bëjnë ndryshimin. Mbappe, Ronaldo, Haaland janë në nivel të lartë, numrat flasin për ta. Nëse do të bëhem egoist atëherë do t’i mbërrij ato nivele”.
Ndër të tjera, Leao zgjodhi edhe formacionin e tij të preferuar ku u përfshinë plot yje të nivelit botëror.
“4-3-3. Maignan në portë. Cancelo, Ruben Dias, Thiago Silva, Theo Hernandez; Bellingham, De Bruyne, Modric. Ndërsa në sulm, Vinicius, Leao, Mbappe”.