Rafael Leao mahnitës, AC Milan triumfon ndaj Lecce - NACIONALE

Rafael Leao mahnitës, AC Milan triumfon ndaj Lecce

3 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka shënuar fitore komode ndaj Lecce në kuadër të xhiros së 31-të në Premierligë.

"Rossonerët" arkëtuan pikët e plota falë një ndeshje perfekte, duke triumfuar me rezultat 2:0.

AC Milan e nisi shumë më mirë duke rrezikuar nga minuta e parë falë disa aksioneve fantastike, që nuk u finalizuan.

Ishte sulmuesi Rafael Leao që shënoi me kokë pas një goditje të bukur nga harkimi të Sandro Tonalit për t'i dhënë epërsinë vendasve (40').

Lecce kishte një rast të artë shënimi me anë të Strefezzat për të barazuar rezultatin, mirëpo Maignan sërish tregoi klasin me një super pritje.

Fitoren e gjysmëfinalistit të Ligës së Kampionëve e vulosi Leao me një gol të bukur, ku bëri disa driblime fantastike për të dyfishuar epërsinë (75').

Milan kishte edhe disa raste tjera shënimi mirëpo që iu mungoi finalizimi pasi sulmuesit dëshpëruan nga afërsia.

Sidoqoftë, me këtë fitore Milan tani ngrihet në pozitën e pestë me 56 pikë aq sa ka edhe Roma me një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Lecce zë pozitën e 16-të me 28 sosh.

Në xhiron e radhës, AC Milani do të jetë mysafir i Romës derisa Lecce do ta pres Udinesen.

Lajme të ngjashme