Radio Montecarlo: Çështja e Mbappes e mbyllur, qëndron te PSG-ja
Sulmuesi Kylian Mbappe do të qëndrojë te Paris Saint-Germain, së paku edhe për një tjetër sezon.
Klubi parisien është njoftuar nga përfaqësuesit e lojtarit se nuk do të ketë asnjë ofertë këtë verë, prandaj francezi do të qëndrojë edhe për vitin e fundit të kontratës, raporton “Radio Montecarlo”.
Asnjë klub nuk dëshiron të paguajë 200 milionë euro plus kërkesat personale të Mbappes, që do të bëhet agjent i lirë më 30 qershor 2024.
Tensionet mes Mbappes dhe PSG-së janë duke vazhduar, por mesa duket nuk ka zgjidhje tjetër përpos ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për 12 muaj.
Francezi është ende në pushime dhe do të kthehet në stërvitje të hënën e ardhshme. Është spekuluar se lojtarit të lihet jashtë fazës parapërgatitore por edhe kjo gjë nuk do të ndodh.
PSG ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën për ta mbajtur Mbappen edhe për edicionin e “fundit” me shpresën që të rregullojnë lidhjen dhe të nisin sërish negociatat për rinovimin e kontratës.
“Parisienët” janë në dijeni se është një mision thuajse i pamundur, por do të provojnë ta bindin me anë të një ofertë të ‘çmendur’ financiare.
Në fakt, Real Madrid ka konsideruar ta transferojë këtë verë por një nënshkrim i tillë është tejet i shtrenjtë për klubin. 200 milionë euro transferimi, plus bonuset, pa e harruar faktin se do t’i ofrohet paga 50 milionë euro për sezon.