Rabiot: Mbappe më bezdis sepse e ndryshon zërin kur flet në intervista
Ylli i Juventusit, Adrien Rabiot, në formë shakaje ka akuzuar bashkëlojtarin e tij te Franca, Kylian Mbappe, që e ndryshon zërin kur flet në intervista, duke insistuar se ai bëhet ‘i bezdisshëm dhe stresues’.
Mesfushori i Juventusit luajti së bashku me Mbappen në Kupën e Botës 2022 dhe e ndihmoi Francën të kalonte deri në një finale, që ishte e dytë radhazi, pastaj për të pësuar një humbje zemërthyese në penallti ndaj Argjentinës.

Dyshja gjithashtu kishte luajtur më parë së bashku për Paris Saint-Germain për një sezon derisa Rabiot u largua për një sfidë të re në Serie A. Mesfushori u pyet nëse kishte ndonjë gjë që e shqetësonte atë në lidhje me Mbappen në një pyetje dhe përgjigje të mediave sociale në fillim të kësaj jave, dhe ai bëri një zbulim të çuditshëm për zërin e sulmuesit të PSG-së gjatë intervistave.

“Kylian më bezdis kur ndryshon zërin në intervista. Kur jemi bashkë ai flet normalisht, por kur shikon intervistën nuk e di pse i ndryshon zëri. Është e bezdisshme dhe stresuese”, tha Rabiot për Le Média
Rabiot duket se ka kaluar zhgënjimin e Kupës së Botës dhe shumë shpejt pritet ta kthejë fokusin te futbolli i klubeve. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares franceze në Katar, ku regjistroi dy gola. Megjithatë, ai ka luftuar për të nxjerrë më të mirën e tij në fanellën e Juventusit dhe është lidhur me një largim nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

27-vjeçari do të kthehet në një ndeshje garuese me zonjën e vjetër vetëm në vitin e ri 2023, ku më 4 janar zhvillojnë ndeshjen ndaj Cremoneses në kuadër të Serie A-së, ndërsa Mbappe do të kthehet në fushë sot ndaj Strasbourg në ligën franceze.
