Rabiot: Juventusi ishte zgjedhje që erdhi nga zemra
Pasi nënshkroi zgjatjen e kontratës me Juventusin, ylli francez Adrien Rabiot, është deklaruar se është krenarë që është pjesë e zonjës së vjetër dhe vendimi që të qëndrojë te gjiganti italian erdhi nga zemra.
Juve konfirmoi zyrtarisht se 28-vjeçari, Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2018, ka vënë në letër një zgjatje të kontratës njëvjeçare, e cila e lidh atë me klubin deri në fund të sezonit 2023-24.

Rabiot mund të ishte larguar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij aktuale skadonte më 30 qershor dhe kishte interes konkret nga një mori klubesh të tjera anembanë Evropës, veçanërisht nga Manchester United për shërbimet e tij, por tani ai ka vendosur që e ardhmja e tij e afërt të jetë në Allianz Stadium.
Duke folur për kanalin zyrtar të Juventusit në Instagram, Rabiot tha: “Jam i lumtur dhe krenar që mund të konfirmoj se do të jem sërish lojtar i Juventusit sezonin e ardhshëm. Zgjedhja ime vjen nga zemra, jam shumë i lidhur me këto ngjyra dhe me këtë fanellë. Juventusi është shtëpi për mua.”
Rabiot iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2019 dhe që atëherë ka regjistruar 177 paraqitje për klubin në të gjitha garat, më shumë se çdo lojtar tjetër në skuadër (numra të njëjtë me Juan Cuadradon.)
Në atë hark kohor, ai ka kontribuar me 17 gola nga pozita e tij si mesfushor dhe ishte veçanërisht mbresëlënës në një sezon ndryshe testues dhe përfundimisht zhgënjyes për Juventusin në 2022-23, duke qenë lojtari më i dalluar te zonja e vjetër.
Rabiot dopo il rinnovo: "La mia scelta arriva dal cuore. Indossare la maglia Juve è un privilegio" https://t.co/j2MIbvHPiP
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 27, 2023