Pulisic ia sjell fitoren Milanit ndaj Empolit
AC Milan ka fituar me shumë mund përballjen ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.
Milan ishte skuadër më e mirë nga fillimi duke rrezikuar me Christian Pulisic pas vetëm tre minutave lojë, mirëpo që dështoi nga afërsia.
Sidoqoftë, amerikani rezultoi të jetë heroi i pikëve të plota me një goditje precize nga distanca, që u devijua pak nga mbrojtësi dhe përfundoi brenda rrjetës (41’).
Pjesa e dytë ishte shumë e barabartë, ku kishte pak raste shënimi pasi dy skuadrat tentuan të ndërtonin më shumë aksione, por larg konkretizimit të tyre.
Rastin më të mirë e kishte Ruben Loftus-Cheek që bëri disa driblime fantastike, mirëpo portieri ia ndali goditjen.
Me këtë fitore, Milan ngjitët në pozitën e dytë me 59 pikë derisa Empoli qëndron në vendin e 15-të me 25 sosh.