Publikohet renditja e re e FIFA-s, Kosova nuk "lëviz" vend
Kombëtarja e Kosovës nuk ka ndryshuar vend në renditjen më të re të FIFA-s.
Shtëpia e futbollit pas Kupës së Botës "Katar 2022" ka përpiluar listën e re, por meqenëse "Dardanët" nuk morën pjesë atëherë nuk ndryshuan as pozitë.
Kombëtarja e Kosovës vazhdon të renditet në pozitën e 107-të, derisa as fqinjët tanë Shqipëria nuk kanë ndryshuar duke qenë në vendin e 66-të në botë.

Kështu, Kosova vitin 2022 e mbyll si pozitë e 107-të, derisa kjo gjë mund të ndryshojë në vitin e ardhshëm, sidomos nëse kemi sukses për ta realizuar ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” në mars do të nisin kualifikueset për “Euro 2024”, ku janë në një grup jo të lehtë me Zvicrën, Izrealin, Bjellorusinë, Rumaninë dhe Andorrën.
Ndeshjen e parë do ta zhvillojnë si nikoqir i Izrealit, derisa tre ditë më vonë do të përballen me Andorrën në “Fadil Vokrri”.
Sa i përket renditjeve në përgjithësi, pavarësisht që Argjentina fitoi Kupën e Botës “Katar 2022”, vazhdon të mos jetë kombëtarja numër një në botë.
Argjentina në këtë renditje zë pozitën e dytë, duke qenë prapa Brazilit. Në anën tjetër, një avancim të madh e ka pasur kombëtarja afrikane Maroku, të cilët nga pozita e 22-të, tani renditen në vendin e 11-të.
Top 10 duket kështu:
Brazil
Argjentinë
Francë
Belgjikë
Angli
Holandë
Kroaci
Itali
Portugali
Spanjë.
Seven teams have risen by more than ten places in the #FIFARanking since December 2021 ⬆
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 22, 2022
But @EnMaroc are the year's highest climbers! 🇲🇦🙌