Publikohet lista e Portugalisë për EURO 2024, ftohet 41-vjeçari Pepe - NACIONALE

Publikohet lista e Portugalisë për EURO 2024, ftohet 41-vjeçari Pepe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Portugalisë është një nga favoritet për ta fituar Evropianin e këtij viti që zhvillohet në Gjermani. Ata tashmë kanë bërë të ditur skuadrën e cila do të jetë në EURO 2024.

Fernando Santos u largua nga pozita e trajnerit pas Botërorit në Katar dhe erdhi Roberto Martinez. Ish-trajneri i Belgjikës nuk ishte një zgjedhje popullore, por ka bërë punë fantastike deri më tani, duke fituar 10 ndeshjet e tij të para deri më tani në detyrë.

Ai ka vendosur t'i besojë Cristiano Ronaldos, me këtë të fundit që e humbi besimin te Santosi në Kupën e Botës.

Lista përfundimtare për EURO 2024

Portierët: Diogo Costa (Porto); Rui Patricio (Roma); Jose Sa (Wolves).

Mbrojtësit: Joao Cancelo (Barcelona); Ruben Dias (Manchester City); Diogo Dalot (Manchester United); Goncalo Inacio (Sporting CP); Nuno Mendes (Paris Saint-Germain); Pepe (Porto); Nelson Semedo (Wolves); Antonio Silva (Benfica).

Mesfushorët: Bruno Fernandes (Manchester United); Joao Neves (Benfica); Ruben Neves (Al Hilal); Otavio (Al Nassr); Joao Palhinha (Fulham); Danilo Pereira (Paris Saint-Germain); Vitinha (Paris Saint-Germain).

Sulmuesit: Francisco Conceicao (Porto); Joao Felix (Barcelona); Diogo Jota (Liverpool); Rafael Leao (AC Milan); Pedro Neto (Wolves); Goncalo Ramos (Paris Saint-Germain); Cristiano Ronaldo (Al Nassr).

41-vjeçari Pepe është ftuar për herë të fundit, pasi ka treguar formë të lartë me Porton edhe në këtë moshë, por ai nuk pritet të jetë në formacionin startues.

Formacioni i mundshëm startues

Roberto Martinez preferon të luajë me klasikën 4-3-3, ku Ronaldo do të jetë në krye të sulmit dhe kapiten i skuadrës.

Portugal (4-3-3): Costa; Cancelo, Dias, Inacio, Dalot; Palhinha, Otavio, Fernandes; Bernardo Silva, Ronaldo, Felix.

Lajme të ngjashme