Publikohet lista e Kombëtares së Shqipërisë: Ftohet Arbër Hoxha, por jo edhe Mirlind Daku e Arbnor Muja - NACIONALE

Publikohet lista e Kombëtares së Shqipërisë: Ftohet Arbër Hoxha, por jo edhe Mirlind Daku e Arbnor Muja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë e cila u kualifikua për Euro 2024 në Gjermani, do të zhvillojë miqësoret e fundit, përpara Evropianit dhe trajneri Sylvinho ka njoftuar me listën A.

Shqipëria do të takohet me Kilin më 22 mars, për të vazhduar pas tre ditëve me takimin e radhës ndaj Suedisë.

Siç është njoftuar nga Federata, grumbullimi do të fillojë më 18 mars, për t'u përgatitur për ndeshjet, ku në listë janë 26 lojtarë.

Vlen të ceket se Arbër Hoxha që po kalon formë fantastike në kampionatin kroat, tani i transferuar në Dinamo Zagreb, ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Shqipërisë, por për këto ndeshje kanë mbetur jashtë dy sulmuesit kosovar, Mirlind Daku e Arbnor Muja.

Lista e plotë për miqësoret e marsit

Portierët: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

Mbrojtësit: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Marash Kumbulla, Mario Mitaj, Naser Aliji;

Mesfushorët: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare;

Sulmuesit: Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Armando Broja.

Lajme të ngjashme