Publikohen shtatë kandidatët për çmimin e "Portierit më të mirë në botë"
Shtëpia e futbollit FIFA ka bërë të ditur emrat e pesë kandidatëve që do të garojnë për çmimin e "Portierit më të mirë në botë".
Lista është bërë në bazë të paraqitjeve në paraqitjet e portierëve në klubet dhe për shtetet e tyre në Kupën e Botës.
Këta janë kandidatët për çmimin e portierit më të mirë:
Alisson
Ylli brazilian kaloi një tjetër edicion të suksesshëm me Liverpoolin, ku arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht humbjes në finale nga Real Madrid, ai sihte kyç në tjetër vit të suksesshëm me "Reds" që morën Kupën e Ligës dhe FA Cup.
Yassine Bounou
Portieri i Sevillas padyshim ra në sytë e të gjithë falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me kombëtaren e Marokut.
"Gardiani" ishte ndër më të mirët edicionin e kaluar në La Liga, derisa me kombëtaren afrikane ishte në formë edhe më të mirë duke pranuar vetëm një gol, atë autogol deri në gjysmëfinale, ku pastaj pësuan humbje nga Franca (2:0).
Thibaut Courtois
Courtois prodhoi një ndër paraqitjet më të mira të vitit në finalen e Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid triumfoi ndaj Liverpoolit.
Ai përpos që ndihmoi Real Madridin ta fitojë titullin e 35-të në La Liga, ishte kyç - vlerësohet si më meritoi që ndihmoi të kenë sukses edhe në Ligën e Kampionëve.
Këtë çmim belgu e kishte fituar në vitin 2018 dhe shihet si një ndër favoritët për ta fituar për herë të dytë në karrierë.
Dominik Livakovic
Një ndër arsyet pse Kroacia arriti të kualifikohet deri në gjysmëfinale, e sidomos fitorja ndaj Brazilit, është Livakovic.
Ai ishte hero për kroatët në 11-metërsha duke arritur t'i ndalë dy prej tyre, derisa ishte tejet i rëndësishëm edhe në fitoren ndaj Marokut për pozitën e tretë në Kupën e Botës.
Mike Maignan
AC Milan fillimisht mendohej se do ta kishte të vështirë ta zëvendësonte Gianluigi Donnarumman, mirëpo me ardhjen e Mike Maignan gjërat ndryshuan.
Maignan ndihmoi "Rossonerët" ta fitojnë titullin e parë në 11 vitet e fundit, duke fituar edhe çmimin e portierit më të mirë në Serie A për këtë edicion.
Emiliano Martinez
Portieri i Aston Villas ishte i jashtëzakonshëm në Kupën e Botës, duke qenë ndër yjet kryesorë të Argjentinës që ndihmuan ta fitojnë këtë trofe.
Ai ishte hero për argjentinasit gjatë 11-metërshave ndaj Holandës dhe Francës në finale, derisa u shpall "Portieri më i mirë në Kupën e Botës".
Falë këtyre paraqitjeve ai mori lëvdata edhe nga Lionel Messi, i cili tha "Fenomenal, një ndër më të mirët në botë".
Manuel Neuer
Një ndër portierët më të mirë të gjeneratës së tij, Neuer vazhdon të jetë i padiskutueshëm te Bayern Munich.
Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme Bayern Munich arriti ta fitojë titullin e 10-të radhazi në kampionatin gjerman. Ai e ka fituar këtë trofe së fundmi në vitin 2020.
Sidoqoftë, portieri do ta humbasë këtë edicion pasi theu këmbën gjatë një aksidenti në skijim.
The award for #TheBest Men’s Goalkeeper will be hotly contested 🏆👀
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 22, 2022