PSG transferon yllin e Benficës për 80 milionë euro
Paris Saint-Germain e ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit të talentuar Goncalo Ramos për 80 milionë euro nga Benfica.
Kampionët francezë njoftuan nënshkrimin e sulmuesit portugez përmes një video disi të paqartë, ku shfaqet bashkëkombësi i Ramosit dhe legjenda e klubit, Pauleta. Ramos shënoi 27 gola në të gjitha garat për Benficën sezonin e kaluar dhe raportohet se PSG ka paguar rreth 80 milionë euro për 22-vjeçarin.
🗣💬 « Maintenant, c'est à toi d'écrire l'histoire du Paris Saint-Germain ! »#WelcomeGonçaloRamos pic.twitter.com/Ec8afXyNFj
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 7, 2023
PSG mund të humbasë Kylian Mbappe këtë verë përveç Neymar, i cili gjithashtu dëshiron të largohet nga kryeqyteti francez dhe kështu presioni do të jetë mbi Ramos për të mbajtur mbi supe vijën sulmuese të kampionëve në fuqi Ligue 1.

Mbetët për t’u parë se si do të jetë përshtatja e tij me skuadrën e re, por ashtu si mund të largohen Mbappe e Neymar, ata edhe mund të mbesin në skuadër të paktën edhe për një sezon. Ramosit i mbetët ta bëjë ndikimin e tij menjëherë në fushë, për të ndryshuar fatin e keq të skuadrës në vitet e fundit.