PSG thellon epërsinë ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve
Paris Saint-Germain ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Interit, duke i forcuar gjasat për ta fituar trofeun e shumëpritur të Ligës së Kampionëve.
Pas një pjese të parë mbresëlënëse që përfundoi me rezultat 2-0 në favor të parisienëve, ekipi francez vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 63-të, Vitinha asistoi për Desire Doue, i cili realizoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje, duke e çuar rezultatin në 3-0.
Me këtë gol, PSG duket se ka vulosur fatin e finales, ndërsa Interi përballet me një mision të pamundur për ta përmbysur rezultatin.