PSG shkatërron Interin dhe fiton Ligën e Kampionëve – kompleton sezonin me tripletë - NACIONALE

PSG shkatërron Interin dhe fiton Ligën e Kampionëve – kompleton sezonin me tripletë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka dhuruar spektakël në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur bindshëm Interin me rezultat 5-0 dhe duke e kompletuar një sezon historik me fitimin e tripletës: Ligue 1, Kupa e Francës dhe tani edhe Champions League.

Ndeshja nisi furishëm për parizienët. Pas vetëm 12 minutash lojë, Desire Doue asistoi për Achraf Hakimin, i cili shënoi lehtësisht kundër ish-skuadrës së tij. Tetë minuta më vonë, Doue kaloi nga roli i asistuesit në atë të golashënuesit, duke finalizuar me sukses një pasim të Ousmane Dembélés për rezultatin 2-0.

Me këtë epërsi përfundoi pjesa e parë, ku Interi nuk arriti të krijonte asnjë rrezik serioz në portën kundërshtare.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga PSG-ja. Në minutën e 63-të, Vitinha asistoi sërish për Doue, i cili shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin francez.

Dhjetë minuta më pas, Khvicha Kvaratskhelia u regjistrua në listën e golashënuesve, pas një asisti tjetër të Dembélés, duke e çuar rezultatin në 4-0.

Goditjen përfundimtare Interit ia dha talenti i ri Senny Mayulu, i cili në minutën e 87-të vulosi fitoren 5-0.

Ky triumf i madh e bën Luis Enrique-n trajnerin e parë në historinë e PSG-së që fiton tripletën, duke dëshmuar suksesin e projektit të tij dhe forcën e skuadrës që ka ndërtuar.

Lajme të ngjashme