PSG rivalizon Man Unitedin për yllin e Atalantas
Manchester United do të ketë rivalitet nga Paris Saint-Germanin për nënshkrimin e yllit të Atalantas Ramsus Hojlund.
Me Harry Kane që shihet shumë i shtrenjtë, “Djajtë e Kuq” e kanë bërë prioritet nënshkrimin me danezin gjatë kësaj vere.
Hojlund, që është edhe tifoz i klubit anglez ka arritur edhe marrëveshje personale për kalimin në “Old Trafford”.
Sidoqoftë, kësaj gare i është bashkuar edhe PSG-ja që është duke tentuar ta mposhtë 20 herë kampionin e Anglisë për Hojlund.
Duke marrë parasysh largimin e Lionel Messit dhe dyshimet mbi të ardhmen e PSG-së, gjiganti francez tashmë është duke kërkuar një sulmues të ri.
PSG ka bërë një listë me sulmues dhe ndër të preferuarit e Luis Enrique padyshim që është danezi, i cili kaloi një super edicion te Atalanta.
Problemi kryesor mbetet çmimi me Atalantan që kërkon 85 milionë funte, vlerë që Man Unitedi nuk po mundet ta paguajë edhe pse mbetet destinacioni favorit.
Man United ka shpenzuar mbi 100 milionë euro deri më tani pasi nënshkroi me Mason Mount, si dhe është tejet pranë transferimit së Andre Onana nga Inter.