PSG rivalizon Atleticon për Julian Alvarezin
Paris Saint-Germain i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas Julian Alvarez.
Alvarez mund të jetë shitja e papritur e Man Cityt në verë, meqenëse po kërkon një skuadër të re shkaku që s’është i kënaqur me minutat aktual nën urdhrat e Pep Guardiolas.
Atletico Madrid ka shprehur interesim, por kësaj gare i është bashkuar edhe PSG-ja, që po e vlerëson lojtarin si pasuesi adekuat i Kylian Mbappes.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Manchester City dëshiron ta mbajë Alvarezin dhe është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit për ta bindur të qëndrojë.
🚨🇦🇷 Several clubs have approached Julián Álvarez, not only Atlético Madrid but also Paris Saint-Germain showing interest.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 5, 2024
No proposals or negotiations yet but several clubs keen, also from England.
🔵 Man City want to keep Julián, talks with his camp will follow about that. pic.twitter.com/YwoTPFMMFm
Mirëpo, nëse Alvarez kërkon largimin atëherë City do të tentojë ta shesë në vlerën më të lartë, duke kërkuar mbi 90 milionë euro.
Deri më tani asnjë skuadër nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare ose nisur negociatat, por janë duke e vëzhguar nga afër si po shkon e tërë situata.
Alvarez nuk është duke luajtur titullar te Man City, shkaku që në rastet kur luan si numër 9 – para tij ndodhet Erling Haaland, ndërsa pozita alternative është e bllokuar nga Kevin de Bruyne.