PSG rikthen interesimin për Joshua Kimmich
Paris Saint-Germain ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Bayern Munichut Joshua Kimmich.
Gjiganti francez është duke tentuar ta marrë një mesfushor me kualitet dhe eksperiencë, sidomos pasi Manuel Ugarte është drejt largimit me Man Unitedin si destinacion të radhës.
Prioriteti i PSG-së së Enriques ishte ylli portugez Joao Neves, por një blerje e tillë shihet si e vështirë shkaku që Benfica kërkon plot 100 milionë euro për ta liruar.
Kësisoj, sipas “Le Parisien” PSG-ja ka rikthyer vëmendjen te Kimmich, derisa negociatat mes dy skuadrave tashmë kanë nisur.
Bayern Munich deri vonë e ka vlerësuar si të paprekshëm gjermanin, por tani janë të hapur për ta shitur sa më parë sidomos pasi blenë Joao Palhinhan nga Fulhami.
Sidoqoftë, PSG-ja duhet të fitojë garën për shërbimet e Kimmich, i cili pëlqehet edhe nga skuadrat e mëdha angleze si Manchester City, Arsenal, Liverpool dhe gjiganti katalunas Barcelona.