PSG pret nga gjigantët e Premerligës të bëjnë ofertë për Kylian Mbappen
Paris Saint-Germain është duke pritur oferta nga top klubet e Premierligës për sulmuesin Kylian Mbappe.
Kampioni i Francës nuk e ka ftuar 24-vjeçarin për të udhëtuar për fazën përgatitore në Japoni dhe Korenë Jugore, pasi lojtari refuzoi ta rinovojë kontratës.
Kësisoj, PSG ka vendosur ta shesë francezin pasi kontrata momentale i skadon në fundin e sezonit.
“The Times” raporton se PSG do të provojë javën tjetër të nis bisedimet për shitjen e Mbappes dhe pret disa oferta nga gjigantët e Premierligës.
Raportohet se Chelsea është duke shikuar nga afër mundësinë e transferimit të francezit, derisa edhe klubi arab Al-Hilal është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit plot 400 milionë euro për sezon.
Mbappe është golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së me 212 gola në 260 ndeshje, ku i ka ndihmuar klubit të fitojë 5 herë titullin e Ligue 1, mirëpo kanë dështuar në Evropë që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Destinacioni favorit mbetet Real Madridi dhe gjiganti francez po shpreson se nëse klubet angleze ofrojnë vlera të larta, atëherë mund të nxjerrin nga madrilenët aq sa duan për kartonin e qendërsulmuesit.
Në anën tjetër, PSG ka gjetur edhe zëvendësimin e Mbappes meqenëse kanë shprehur interesim në yjet si Harry Kan edhe Victor Osimhen.
