PSG po konsideron largimin e Dembeles, tre gjigantët anglezë në garë - NACIONALE

PSG po konsideron largimin e Dembeles, tre gjigantët anglezë në garë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal, Tottenham dhe West Ham United po konsiderojnë huazimin e Ousmane Dembeles nga PSG në afatin e janarit.

Afati veror është mbyllur vetëm disa javë më parë, por klubet tanë po shikojnë mundësitë për t’u përmirësuar në afatin dimëror.

“The Mirror” raporton se PSG është duke konsideruar ta lejojë largimin e Dembeles në afatin dimëror meqenëse kanë shumë opsione në sulm.

Dembele momentalisht ka mbështetjen e trajnerit Luis Enrique, por nëse nuk bën paraqitje të mira në muajt e mbetur atëherë do t’i tregohet ‘dera’.

Kësisoj, interesim tashmë për francezin kanë shprehur tre gjigantët londinezë por s’ka asgjë konkrete deri më tani.

Dembele shkoi te Barcelona nga Dortmundi si pasuesi adekuat i Neymarit mirëpo pavarësisht që shënoi 40 gola dhe dhuroi 43 asistime në 185 lojë, asnjëherë nuk ia doli shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Ndërsa, kjo formë jo e mirë po e ndjek edhe në kampionatin francez pasi ka dështuar të shënojë ose asistojë në pesë paraqitjet e para.

Lajme të ngjashme