PSG përgatit ofertën e 'çmendur' për Erling Haalandin, gati 200 milionë euro - NACIONALE

PSG përgatit ofertën e 'çmendur' për Erling Haalandin, gati 200 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain është duke planifikuar ofertën e çmendur prej 175 milionë funtesh për Manchester Cityn, me shpresën të sigurojnë shërbimet e Erling Haalandit.

Gjiganti francez është duke kërkuar që sa vite suksesin në Ligën e Kampionëve, por që assesi s'po ia dalin me edicionin 2022/23 që u eliminua nga Bayern Munich.

Sipas gazetarit francez Daniel Riolo, klubi parisien po shikon mundësitë që të transferojë Erling Haalandin, për ta bashkuar me Kylian Mbappen.

Haaland po shijon një super sezon në Premierligë, duke shënuar 28 gola deri më tani dhe është golashënuesi i vetëm në kampionatin anglez.

Thuhet se Neymar dhe Lionel Messi pritet të largohen në verë dhe me shitjen e tyre klubi do të kishte para për të nënshkruar me norvegjezin, pa u ndëshkuar nga rregullat financiare.

Me trajnerin Christophe Galtier që pritet ta ketë të njëjtin fat si shumë trajnerë të PSG-së në dekadën e fundit me Zinedine Zidanen që mund të jetë pasuesi i radhës.

Haaland momentalisht thuhet se është i lumtur te Manchester City, mirëpo agjentja e tij Rafaela Pimenta muajin e kaluar tha se Real Madridi është ëndërr e të gjithë lojtarëve.

Haaland së fundmi shënoi golin e fitores për Man Cityn ndaj Crystal Palace, për t'iu afruar Arsenalit në vetëm dy pikë, por që "Topçinjtë" rikthyen avantazhin me pesë sosh duke mposhtur Fulhamin.

Lajme të ngjashme