PSG ofron 65 milionë euro për Kolo Muani
Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë në vlerën e 65 milionë eurove për sulmuesin e Eintracht Frankfurtit Kolo Muani.
Francezi është një ndër prioritet e PSG-së me marrëveshjen personale që u arrit ditë më parë.
“Pletti Goal” raporton se PSG tashmë ka ofruar plot 65 milionë euro drejt klubit gjerman, por pritet që të refuzohet.
Muani është i hapur për kalimin në “Parkun e Princave” dhe tashmë ka njoftuar edhe Frankfurtin që ta kompletojnë marrëveshjen.
❗️@PSG_inside has submitted a first official offer for Randal Kolo Muani now - confirmed! #PSG was preparing the offer as reported. Now it’s on the table. Paris has offered around €65m as per @ErikOlePeters.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) August 20, 2023
➡️ Been told again: Kolo Muani wants to join Paris 100 % & now!… pic.twitter.com/v0fIndZSUY
Problemi kryesor mbetet çmimi meqenëse Frankfurt e vlerëson kartonin e sulmuesit rreth 100 milionë euro, vlerë të cilën PSG nuk do ta paguajë.
PSG tashmë është duke bërë çmos për ta bindur Mbappen të rinovojë, duke ia plotësuar disa dëshira, si largimi i Neymarit dhe zëvendësimi me Ousmane Dembele, si dhe nënshkrimi me Gonçalo Ramos me Mbappen që mund të luajë si ‘sulmues i dytë’ ashtu siç dëshiron.
Me ardhjen e Muanit, PSG veçse do të kompletohej në aspektin ofensivë – ku mund të bëhej ndër favoritët për Ligën e Kampionëve që mbetet objektivi i madh i “Parisienëve”.